Zgjidhni kursin që i përshtatet nivelit dhe nevojës suaj.
Ne ofrojmë mësim të strukturuar në
Texhuid, Arabisht dhe Tefsir të Xhuzit ‘Amme.
Kursi i gjuhës arabe zhvillohet në nivele të strukturuara, duke e udhëhequr nxënësin hap pas hapi nga bazat deri në kuptimin e teksteve më të avancuara.
Çfarë mësohet? :
Shkronjat arabe (lexim + shkrim)
Bashkimi i shkronjave
Leximi i fjalëve të thjeshta
Fjalor bazë
Shqiptimi i saktë
Qëllimi: Nxënësi të arrijë të lexojë fjalë dhe fjali të thjeshta
Në nivele të strukturuara dhe progresive zhvillohet kursi i texhuidit, duke i mundësuar nxënësit të kalojë gradualisht nga bazat e shqiptimit dhe rregullave, drejt një leximi të rrjedhshëm, të saktë dhe të plotë të Kuranit.
Çfarë mësohet? :
Shkronjat arabe dhe shqiptimin e saktë (makharixh).
Rregullat bazë të texhuidit hap pas hapi.
Bashkimin e shkronjave dhe leximin e fjalëve.
Rregullat e zgjatjes (med), nun sakine dhe tenvin.
Leximin e ajeteve të shkurtra me zbatim praktik.
Qëllimi: Të arrini të lexoni Kuranin rrjedhshëm, saktë dhe me rregulla të plota të texhuidit.
Ky program është ndërtuar për t’i bërë këto kuptime të qarta, të thjeshta dhe të zbatueshme në jetën tonë të përditshme, duke e kthyer leximin e Kuranit në një përjetim më të thellë dhe më domethënës.
Çfarë mësohet? :
Kuptimin e sureve të shkurtra të Xhuzit ‘Amme.
Shpjegimin e fjalëve dhe ajeteve kryesore.
Mesazhet dhe mësimet praktike nga çdo sure.
Lidhjen e ajeteve me jetën e përditshme
Qëllimi: Të kuptoni më thellë mesazhin e Kuranit dhe ta zbatoni atë në jetën tuaj.